Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka ndërprerë në mes një intervistë me gazetaren Mary Louise Kelly, fill pasi kjo e fundit i ka drejtuar pyetje për Ukrainën, tha Radio Publike Kombëtare (NPR)

Intervista ka qenë duke u realizuar në Departamentin e Shtetit, por Pompeo nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të përsëritura në lidhje me Ukrainën dhe ambasadorin amerikan në Kiev, duke deklaruar se ai ra dakord për një intervistë mbi politikën e administratës për Iranin. Por gazetarja pohoi se ishte rënë dakord me bashkëpunëtorët e tij që Ukraina duhet të ishte një nga temat e trajtuara.

Deklarata e NPR thoshte se “menjëherë pas pyetjes për Ukrainën, intervista kishte mbaruar”.

Pompeo u ngrit në këmbë dhe shikoi Kelly-n për disa sekonda, pastaj u largua nga dhoma. Bashkëpunëtori i tij i kërkoi Kelly-t të shoqëronte Pompeon në ambientet e tjera të Departamentit të Shtetit, pa një regjistrues zëri, sipas një deklarate nga NPR.

“Pompeo shprehu me zë të lartë pakënaqësinë e tij për pyetjen për Ukrainën. Ai vazhdimisht përdorte mallkime dhe e pyeste reporteren: ‘A mendoni se amerikanëve jua ndjen për Ukrainën?’”

Vetë gazetarja tha më vonë: “Më çuan në dhomat private të Sekretarit (Pompeos), ku me ai priste dhe më bërtiti mua për aq kohë sa zgjati intervista”.

Ai më pas e pyeti gazetaren nëse ajo mund ta gjente Ukrainën në hartë, dhe kur ajo u përgjigj ‘po’, ai u bëri thirrje bashkëpunëtorëve të tij që t’i sillnin një hartë të botës pa vendet e shënuara.

“Unë i tregova Ukrainën. Pastaj ai hoqi hartën dhe tha: ‘Njerëzit do të dëgjojnë për këtë’ dhe i u kthye duke shtuar se ‘kishte punë për të bërë’. Unë e falënderova për kohën dhe u largova”, tha gazetarja.

As Shtëpia e Bardhë dhe as Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën kërkesës së CNBC për koment.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re