Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministri Edi Rama, përsa i përket dhënies së koncesioneve të inceneratorëve.

Përmes një video në “Facebook”, Kryemadhi  tregon se Rama është ai që vendos, ndërsa shkruan se qeveria e ka bërë si ka dashur, por që tani duhet të mbyllë gojën dhe të lërë SPAK-un të flasë.

“E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet”,-shkruan Kryemadhi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re