Që prej vitit 1995, të paktën 30.000 njerëz janë prekur nga katastrofat natyrore në vendin tonë, çdo vit, sipas një studimi të Bankës Botërore. Sipas Indeksit Botëror të Rrezikut, Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun e ekspozimit ndaj zjarreve dhe përmbytjeve, duke u bërë kështu “vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore”.

Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut .

Indeksi Botëror i Rrezikut i dha Shqipërisë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për Europën është 5.2.

I njëjti studim i Bankës Botërore, tregon se “më shumë 95% e bashkive janë prekur nga të paktën një katastrofë”. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re