Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për situatën ekonomike në vend.

 

Në një konferencë për media, Meta akuzoi qeverinë, si përgjegjëse për largimin e shqiptarëve jashtë vendit, ndërsa paralajmëroi se në nisje të sesionit të ri parlamentar, Partia e Lirisë do të depozitoj në Kuvend nje iniciativë ligjore për indeksimin e pagave.

 

“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re