Duke filluar nga data 1 tetor 2023, hyn në fuqi indeksimi i pensioneve në masën 8.6 %. Në lidhje me këtë, ka reaguar deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila shprehet se rritja nuk është e mjaftueshme.

Sipas Tabakut, ato do jenë po aq të varfër nesër po aq sa ç’kanë qenë sot, po aq sa kanë qenë gjatë vitit të fundit.

 

“Fatkeqësisht pensionistët janë shtresa më e varfër e shoqërisë.  Pensionistët sot rritjen e çmimeve të disa produkteve e kanë ndjerë më shumë se sa të tjerët. E kanë ndjerë sepse pensionet e tyre janë sa 40% e mesatares së pensioneve në BE.

Kjo që po bën qeveria nuk quhet as rritje pensionesh, as indeksim. 50 lekë në ditë një pensionisti nuk do t’i dalë për asgjë me çmimet që rriten përditë dhe me situatën ekonomike.

Ato do jenë po aq të varfër nesër po aq sa ç’kanë qenë sot, po aq sa kanë qenë gjatë vitit të fundit”, shprehet Tabaku.

Kujtojmë se janë 767 mijë përfitues do të marrin rritjen në zyrat e postës shqiptare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re