Në Indi, 40 punëtorë kanë mbetur të ngecur nën një tunel të shembur në veri të vendit, në shtetin Uttarakhand, për shkak të rrëshqitjes së dheut.

 

Ekipet e shpëtimit kanë punuar prej tre ditësh për ti nxjerre ne siperfaqe dhe kanë arritur të krijojnë kontakte me punëtorët, të cilët janë ende gjallë dhe kanë marrë furnizime me ujë dhe ushqim. 

 

Në orët e ardhshme një tub çeliku do të shtyhet përmes një boshllëku të mbeturinave të gërmuara për të çliruar në mënyrë të sigurtë burrat.

 Ranjit Sinha, një zyrtar i lartë qeveritar, tha se operacionet e shpëtimit ishin penguar nga rënia e mbeturinave.

 

 Tuneli i shembur është i gjatë 4.5 kilometra dhe pjesa që u shemb ndodhet rreth 200 metra nga hyrja.

 

Uttarakhand, ku ndodhet tuneli, është një shtet malor plot me tempuj hindu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko