Një klerik hindu, i cili bëri thirrje për “gjenocid” ndaj muslimanëve në Indi, u arrestua me arsyetimin se përdori gjuhë urrejtjeje dhe nxiti dhunë.

Oficeri i policisë, Swantantra Kumar tha se Yati Narsinghanand Giri, një nëpunës fetar në një manastir hindu në qytetin Haridwar në shtetin Uttarakhand, u arrestua të shtunën (15 janar) për deklaratat e tij fyese ndaj grave.

Kumar deklaroi se në gjykatën ku u soll kleriku hindu dje, u vendos që të ndalohej për 14 ditë për gjuhë urrejtjeje ndaj muslimanëve.

Ai njoftoi se kleriku Giri, i cili është përballur me akuza të ngjashme më parë, është akuzuar për “përhapjen e armiqësisë me bazë fetare midis grupeve të ndryshme” që nga sot.

Thuhet se kleriku hindu, i cili u zbulua se u kishte bërë thirrje hindëve në dhjetor 2021 të armatoseshin për “gjenocid” kundër muslimanëve në ngjarjet, mund të përballet me 5 vjet burg.

Kleriku hindu u bë personi i dytë i arrestuar si pjesë e çështjes me akuzën e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës ndaj muslimanëve.

Sulmet ndaj muslimanëve janë shtuar vitet e fundit në shtetin Uttarakhand, ku Partia nacionaliste hindu Bharatiya Janata (BJP) e kryeministrit indian, Narendra Modi është në pushtet.

Në dhjetor 2021 kishte thirrje për “gjenocid” ndaj muslimanëve në Indi

Në veprimtarinë e organizuar nga kleriku hindu në qytetin Haridwar në shtetin Uttarakhand të Indisë më 17-19 dhjetor, u bë thirrje për “gjenocid” ndaj muslimanëve në vend.

Në një program të veçantë të mbajtur në New Delhi më 19 dhjetor, u tha se udhëheqësit hindu, duke synuar muslimanët, u betuan “të vdisnin dhe të vrisnin për ta bërë Indinë një komb hindu”.

Një grup deputetësh i shkroi një letër kryegjyqtarit të vendit, NV Ramana, duke kërkuar që të merren masa në lidhje me ngjarjet në të cilat u bë thirrja për gjenocid ndaj muslimanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re