Të paktën 35 persona janë vrarë pasi kanë rënë në një pus teksa po luteshin në një tempull në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh. Katërmbëdhjetë të tjerë janë shpëtuar dhe një person është ende i zhdukur në aksidentin e ndodhur në qytetin Indore, raporton CNN.

 

Policia tha se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus kur ajo u shemb. Incidenti ndodhi të enjten gjatë një ceremonie lutjeje të organizuar në tempullin Beleshëar Mahadev Jhulelal me rastin e festivalit hindu të Ram Navami.

 

Një turmë e madhe besimtarësh po qëndronin në pllakën e betonit që mbulonte pusin, i cili u shemb nga pesha dhe si pasojë dhjetëra njerëz u zhytën në pusin pothuajse 12 metra të thellë.

 

Mediat lokale raportuan se tempulli u ndërtua pasi pusi ishte mbuluar rreth katër dekada më parë.

 

Autoritetet njoftuan se po zhvillojnë një operacion kërkimi është ende duke u zhvilluar për gjetjen e personit të zhdukur. Një ekip prej 75 personash, përfshirë ata nga forcat shtetërore dhe kombëtare të reagimit ndaj fatkeqësive janë të angazhuar në përpjekjet e shpëtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re