Skip to content

Indi, tjetër viktimë në “atdheun e përdhunimeve”: 6-vjeçarja vdes pas një jave në spital

Një 6-vjeçare e përdhunuar në lindje të Indisë vdes pas javës në spital

Një vajzë 6-vjeçare, e cila ishte përdhunuar dhe më pas keqtrajtuar në shkollë një javë më parë, ka vdekur pasi luftoi për mbijetesë e shtruar në spital.

Ajo u gjet e pavetëdijshme në shkollën e qarkut Cuttack të shtetit Odisha, me plagë në kokë dhe ije,  si dhe shenjat e mbytjes në qafën e saj, siç informoi një zyrtari i lartë i policisë vendase.

“Ne kemi arrestuar një 23 vjeçar të dyshuar për krimin”, tha zyrtari.

Sipas hetimeve paraprake, i akuzuari e joshi vajzën në lokalet e shkollës pasi ajo ishte në rrugën e saj për të blerë biskota.

“Duket pas dhunimit të saj në ambientet e shkollës, ai u përpoq ta vriste duke e keqtrajtuar atë deri në mbytje”, shpegoi autoriteti policor.

Motra e viktimës ka kërkuar një gjyq të shpejtë dhe një dënim me vdekje për fajtorin.

Indi po shndërrohet në atdheun e përdhunimeve, pasi kohë pas kohë plasin skandalet për akte të tilla që nuk kursejnë as vajzat e mitura deri në humbje jete.