Kompania Bharat Biotech tha të mërkurë tha se vaksina e saj kundër koronavirusit “Covaxin” ka demonstruar një efikasitet të përkohshëm prej 81 përqind në provën klinike të Fazës 3.
Covaxin u miratua për përdorim të kufizuar në një situatë emergjente nga Kontrollori i Përgjithshëm i Barnave të Indisë më 3 janar. Sidoqoftë, meqenëse Bharat Biotech nuk kishte përfunduar rekrutimin dhe vaksinimin e pjesëmarrësve të mjaftueshëm për provat e Fazës 3, miratimi ishte pa të dhëna të efikasitetit.
Deri më tani, vaksina u është administruar punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe vijave të frontit “në mënyrën e provës klinike” si pjesë e fushatës së vaksinimit masiv të qeverisë kundër koronavirusit.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
