Qeveria indiane ka shpallur Frontin Popullor të Indisë (PFI) dhe filialet e tij një “shoqatë të paligjshme” me efekt të menjëhershëm për pesë vjet.

Veprimi kundër organizatës muslimane vjen sipas një ligji të rreptë kundër terrorit, pasi policia kreu bastisje në disa rajone dhe arrestoi dhjetëra anëtarë të saj për lidhje të dyshuara terroriste.

Vendimi është shpallur në Gazetën Zyrtare, ndërsa qeveria akuzon PFI-në për lidhje me grupe “terroriste”, një akuzë e mohuar nga organizata.

Organizata, e formuar në vitin 2006, e quan veten një “lëvizje neo-sociale që përpiqet për fuqizimin e pjesëve të margjinalizuara të Indisë”.

Njoftimi i gazetës shpalli PFI-në dhe tetë organizatat e lidhura me të një “shoqatë të paligjshme” sipas Ligjit të Aktiviteteve të Paligjshme të Indisë.

“Qeveria qendrore është e një mendimi të vendosur se është e nevojshme të deklarohet PFI dhe bashkëpunëtorët ose degët e saj si një shoqatë e paligjshme me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e gazetës, duke shtuar se njoftimi “do të ketë efekt për një periudhë pesë vjeçare nga data e botimit në Gazetën Zyrtare”.

Duke deklaruar se grupi “është bërë një kërcënim i madh për sigurinë e brendshme të vendit”, qeveria tha në njoftim se “PFI është përfshirë në aktivitete të dhunshme terroriste me qëllim që terrori të mbretërojë në vend”.

Në njoftim thuhej gjithashtu se “qeveritë e shteteve Uttar Pradesh, Karnataka dhe Gujarat kanë rekomanduar ndalimin e PFI-së”.

Gjithashtu, qeveria pretendon se “kishte pasur disa raste të lidhjeve ndërkombëtare të PFI-së me grupet terroriste globale si DEASH” .

PFI, pas bastisjeve në disa pjesë të vendit kundër anëtarëve të organizatës, tha se bastisjet kishin për qëllim “gjenerimin e terrorit” midis njerëzve për Frontin Popullor të Indisë, duke shtuar se PFI është një “organizatë që funksionon ligjërisht dhe në mënyrë transparente”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re