Skip to content

India: hiqet emri musliman i një qyteti, ishte vendosur që në shek.16

Autoritetet në shtetin më të populluar indian të Uttar Pradesh kanë ndryshuar emrin musliman të qytetit historik të Allahabad, duke e zëvëndësuar me një emër hindu, thonë mediat lokale.

Allahabadi, një qytet me më shumë se 1 milion banorë, do të quhet Prayagrai prej tani e tutje, njoftoi një zyrtar i lartë i partisë në pushtet Bharatiya Nath – BJP.

Vendimi për ndryshimin e emrit u bë në një mbledhje të kabinetit, dhe me sugjerimin e ministrit Yogi Adityanatha, i cili kryeson këtë shtet indian.

Qyteti Allahabad, 650 kilometra në juglindje të kryeqytetit New Delhi, u emërua nga sundimtarët muslimanë në shekullin e 16.

Emri i ri Prayagraj i referohet shkrirjes së lumenjve Ganges dhe Yamuna, ku mbahet megafestival hindu Kumbh Mela.

Onkar Singh, një zëdhënë i një partie të opozitës, tha se ndryshimi i emrit të qytetit ul rolin e tij gjatë luftës së pavarësisë indiane nga Mbretëria e Bashkuar.

Ai e quajti Allahabad qendrën e frymëzimit, duke deklaruar se qyteti ishte vendi i disa takimeve të rëndësishme të liderëve indianë në fund të shekullit të 19-të, të cilët bënë skicat e lëvizjes së lirisë.

Muslimanët përbëjnë 19 për qind të popullsisë së Uttar Pradesh, që ka 220 milionë banorë, ndërsa 14 për qind e popullsisë është në të gjithë vendin, nga gjithsej 1.3 miliardë njerëz.