Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka propaganduar fort, përdorimin e një ilaçi të quajtur hidroksiklorokinë (hydroxychloroquine), në luftën kundër Covid-19.
Ai madje ka deklaruar se FDA-ja në Amerikë, e ka aprovuar përdorimin e këtij ilaçi, megjithatë vetë kjo organizatë e ka mohuar një gjë të tillë. Presidenti më pas sqaroi, se ilaçi është aprovuar për përdorim “mëshire”, pra një doktor mund ta përdor tek një pacient që është në fazë terminale.

Hidroksiklorokina përdoret për të trajtuar sëmundjen e malarias dhe pacientët me lupus dhe artrit reumatoid.

Trump ka kërkuar që India, një vend që e prodhon në masë hidroksiklorokinën, të eksportojë këtë ilaç për Amerikën, pasi autoritetet kishin vendosur të ndalinin eksportin. Presidenti ka telefonuar kryeministrin indian Modi, një ditë pasi eksporti i këtij ilaçi u ndalua.

India pritet të marrë në konsideratë këtë kërkesë të presidentit Trump dhe të vendosë nëse ilaçi do të vijojë të eksportohet në Amerikë.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re