Në librin e rekordeve Guinness tashmë ka hyrë India duke përgatitur tortën më të madhe në botë.

Torta është e gjatë 6-të kilometra e gjysmë, ka një trashësi prej 10-të centimetrash dhe peshon diku tek 27-të ton. Ndërkohë për përgatitjen e saj ndihmuan rreth 1500 pastiçierë.

Ajo u shtrua në dhjetëra tavolina të cilat ishin vendosur në qytetin e Thrissur (kryeqyteti kulturor i Kerala, në jug të Indisë). Pastiçierëve iu deshën 4 orë, 120 kilogramë sheqer dhe miell për të bërë të mundur përgatitjen e saj.

Në këtë mënyrë India është në pritje të konfirmimit për të “thyer”, rekordin e mëparshëm për përgatitjen e një torte, e cila mbahet nga Zixi (qytet në Kinë). Kujtojmë që në vitin 2018-të ata bënë një tortë me fruta rreth 3.2 kilometra të gjatë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re