Dhjetera shtetas të huaj nga India, ishujt Filipine dhe Indonezia kanë mbërritur në Vlorë për të punuar në sektorin e turizmit.

 

Ata aplikuan ditën e sotme pranë drejtorisë së emigracionit për të marrë lejen e qëndrimit.

 

Emigrantët u shprehën të kënaqur për kontratat e ofruara nga punëdhënësit, të cilat variojnë nga 6 muaj deri në 1 vit. Ndërsa ka dhe nga ata që tashmë kanë mësuar të flasin shqip.

 

INDIANE

 

Unë jam Indian. Unë punoj në Green cost plaza. Unë pëlqej Albania. Unë pëlqej shqiptarët. Po hera e parë.

 

Jam nga India. Është hera e parë që vijë në Shqipëri. Eshtë një vend shumë i bukur. Është hera e parë që do punojë këtu në Shqipëri. 

 

 INDIANE

Jam këtu për të punuar. Është hera e parë. Ndihem mirë.

 

Vitet e fundit sektori i turizmit po përballet me vështirësi për shkak të mungesës së burimeve njerëzore. Kjo gjë ka bërë që operatorët turistik dhe strukturat hoteliere të hedhin sytë jashtë tregut vendas.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re