Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ana e Agron Shehajt, i cili tha se është sulmuar pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, siç tha ai, nga antiamerikanë.

Salianji thekson se në PD kurrë s’ka pasur e nuk do ketë antiamerikanë, duke shtuar se këtë shpifje vetëm Rama ka pasur guxim ta thotë.

Postimi i Plotë
Keqardhje për akuzat e rëndomta e mbi të gjitha të pavërteta të kandidatit Agron Shehaj.

Një gjë është e sigurt, që në Partinë Demokratike, nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë vend për asnjë antiamerikan.

Në vendin më proamerikan në botë dhe në partinë më proamerikane, të kërkosh për antiamerikanë dhe të aludosh se ata janë pjesë e partisë ku bën pjesë është ofendim i ulët dhe një dëm që tentojnë t’i bëjnë PD.

Një gjë të tillë deri më sot me shpifjen që e karakterizon ka guxuar ta thotë vetëm Edi Rama.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re