Të paktën 20 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit në një rafineri të naftës në rajonin Indramayu të provincës së Java-s Perëndimore të Indonezisë.

Sipas lajmit të gazetës “Republika”, në shpërthimin në Rafinerin e Naftës Balongan të kompanisë shtetërore të naftës Pertamina, janë plagosur 20 persona prej të cilëve 5 në gjendje të rëndë, ndërsa trajtimi i të plagosurve vazhdon në spital.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i shpërthimit ndërsa vazhdojnë punimet për fikjen e zjarrit.

Nga rajoni janë evakuuar qindra persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re