Të paktën 14 persona janë lënduar dhe 20 figurojnë të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut mbrëmë në rajonin Nganjuk të provincës Java Lindore të Indonezisë, njoftoi Agjencia lokale e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Raditya Jati, shefi i Qendrës së Informacionit dhe Komunikimit pranë agjencisë, deklaroi se rrëshqitja e dheut që ndodhi në fshatin Ngetos në rajonin Nganjuk shkaktoi dëme të mëdha në tetë shtëpi.

Jati tha se kërkimi i të zhdukurve dhe përpjekjet për evakuim të të prekurve nga katastrofa janë duke vazhduar.

Ndërkohë, Jati deklaroi se 294 familje janë dëmtuar nga përmbytja e shkaktuar nga shirat e dendur në rajonin Pasuruan në provincën Java Lindore.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës ndodhin shpesh në Indonezi, vend që gjendet në brezin ekuatorial, veçanërisht në periudhën tetor-prill.