Dy ditë pas një tërmetit shkatërrues në Indonezi, një djalë gjashtë vjeçar është shpëtuar nga rrënojat.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB) në Indonezi, Suharyanto, njoftoi se një djalë gjashtë vjeçar u nxor nga rrënojat dy ditë pas tërmetit të 21 nëntorit që goditi provincën Java Perëndimore.

Ai tha se të paktën 40 persona ende llogariten të zhdukur.

Suharyanto konfirmoi se 271 njerëz kanë humbur jetën dhe 2.043 të tjerë u plagosën.

Ai theksoi se në mesin e të vdekurve, 100 ishin të mitur.

Duke deklaruar se rreth 62 mijë njerëz janë vendosur nëpër strehimore, Suharyanto tha se 12 mijë pjesëtare të ushtrisë janë vendosur në rajon për të ndihmuar ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, policinë dhe vullnetarët.

Suharyanto deklaroi se tërmeti me magnitudë 5.6, i cili u regjistrua 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang, dëmtoi më shumë se 56,230 shtëpi dhe mbi 170 ndërtesa publike, duke përfshirë 31 shkolla.

Koordinatori i kërkim-shpëtimit Arif Yulianto tha se operacionet e kërkim-shpëtimit, të cilat u pezulluan mbrëmë për shkak të shirave muson, mund të rifillojnë sot.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se tërmeti me magnitudë 5.6, i cili u regjistrua 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang në provincën Java Perëndimore të Indonezisë, u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re