Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, në jugperëndim të provincës së Bantenit në brigjet e Ishullit Xhava, rreth 130 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, sipas Agjencia Indoneziane të Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës (BMKG).
Instituti Indonezian i Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës (BMKG) njoftoi rënien e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6,4 ballë Righter në jugperëndim të provincës së Bantenit në brigjet e ishullit Xhava.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas BMKG.
Kurse Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS) epiqendrën e tërmetit e kishte deklaruar 40 km në jug të Binuangeueun-it, kurse madhësinë e kishte njoftuar 6 ballë sipas shkallë Righter.
Nuk ka ende informacion për të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit.
Indonezia, që numëron 17 000 ishuj, ndodhet në “unaza e zjarrit” në Paqësor, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton tërmete të vazhdueshme dhe një aktivitet vullkanik të lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re