Indonezia do të shtyjë prapa në ujërat ndërkombëtare varkën me 120 muslimanë arakanas (Rohingya).

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se në varkën me 120 refugjatë Rohingya, ka rrjedhje dhe motori është dëmtuar, ndërsa varka rrezikon të përmbytet.

Duke shprehur shqetësim lidhur me sigurinë e jetës së refugjatëve në varkë, UNHCR-ja i bëri thirrje qeverisë indoneziane të evakuojë në mënyrë të sigurtë refugjatët nga varka.

Pavarësisht thirrjeve të UNHCR-së, zyrtarët indonezianë njoftuan shtyrjen prapa në ujërat ndërkombëtare varkën me 120 refugjatë arakanas.

Peshkatari, Badruddin Yunus, i cili tregoi se në varkën prej druri në fjalë më 26 dhjetor e ka parë në brigjet e qytetit Aceh, gjenden 60 gra, 51 fëmijë dhe 9 burra.

Ai tha se peshkatarët në rajon i ndihmojnë refugjatët me ujë, ushqim dhe veshje, duke shtuar se arakanasit dëshirojnë të shkojnë Malajzi dhe se varka që 28 ditë gjendet në det.

Zëdhënësi i Policisë në Aceh, Winardy, njoftoi se zyrtarët dëshirojnë nxjerrjen e varkës nga ujërat e Indonezisë.

“Ne do t’i rregullojmë varkat e tyre dhe do t’i shikojmë ato duke lëvizur në Malajzi”, tha Winardy.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re