Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha, ka folur me tone të ashpra për mbledhjen e këtij Këshilli ditën e djeshme, ku Lulzim Basha nuk dha sinjale se do të japë dorëheqjen dhe do të shkojë në zgjedhje në parti, duke qenë edhe kryetar.

Hoxha tha se qëllimi i Bashës është “mbajtja peng e partisë dhe shkatërrimi i saj deri në fund”.

“Ajo që ndodhi mbrëmë është fillimi i fundit të PD-së. Ajo që ndodhi dje ka nisur tetë vjet më parë. Po të shohim qëndrimet e zotit Basha, që ka artikuluar më fortë, kanë ndodhur të kundërtat. Nuk hynte në zgjedhjet me Ramën, u fut katër herë. Tha mbi trupin tim shembet Teatri, u shemb Teatri. Tha se nuk bëhet Xhafaj ministër, u bë Xhafaj ministër. Atë që thotë Basha, ndodh e kundërta.

Nxitimi për zgjedhjet, është që të mbajë peng partinë dhe ta shkatërrojë deri në fund.

Unë mendoj se Basha është njeriu më burrë në Shqipëri. I ka dhënë fjalën Ramës që do e shkatërroj deri në fund PD-në dhe po e mban“, tha ndër të tjera Hoxha.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re