Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit në bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, është shprehur se kryebashkiaku aktual i Bashkisë së Vorës po i bën presion administratës për ta përdorur në votime.

indrit hoxha

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se i ka bërë thirrje edhe zyrës së DEA-s në Tiranë që të shkojë në Vorë dhe të shohë se si përdoren paratë e krimit.

Sipas Hoxhës, administratës po i kërkohen nga PS 20 nga 20 karta identiteti për t’i pasur si vota të sigurta, pasi sipas tij, PS e ndiejn humbjen në Vorë.

Ai shtoi se do të bëhet gjithçka që qytetarët të votojnë të lirë e të pandikuar, ndërsa shtoi se ka mbaruar koha ku PD linte terren të lirë dhe nuk vepronte nga frika e bandave.

Pjesë nga diskutimi në studio:

I bëj thirrje zyrës së DEA Në Tiranë, të vinë e të instaloheni në Vorë për të parë si grupet kriminale përdorin paratë e pista atje.

Sa grupe veprojnë?

Jemi në fazë hetimi. Kryebanditi dhe ai që drejton simfoninë është Rama, dihen lidhje e tij me krimin në Shqipëri.

Vora vatër e nxehtë. Si mendoni do jetë 14 maji për Vorës?

Do jetë ditë e bukur. Kemi një sistem votimi e numërimi elektronik, rezultati do dalë brenda 1 orë nga mbyllja e procesit.

Mos prisni nga opozita t’i bjerë violinës. Do marrim çdo masë për të parandaluar çdo gjë të jashtë ligjshme e për ta denoncuar.

Koha kur PD linte terren bosh e nuk shkelte në vende të caktuara për shkak të grupeve kriminale ka marrë fund një herë e mirë.

Alibeaj akuzon PD e Berishës dhe mazhorancën në lidhje me bandat. Si e komentoni?

E ndoqa dhe më erdhi shumë keq. I them të vij në Vorë e të shohë kush i ka bandat dhe kush i bën shantazhet. Kur të vijmë në qeverisjen vendore bandat do shkojnë përballë drejtësisë. Në këto zgjedhje mendoj që Vora do jetë më e qetë se sa në zgjedhjet e tjera, ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët t’i drejtohen të qetë e të pa shantazhuar në kutitë e votimi, pavarësisht se për kë do të votojnë.

Objektivi ynë është 9 mijë në bashkinë e Vorës.

Sot kryetari i bashkisë Vorë po i bën presion administratës i kërkon nga 20 karta identiteti që t’i ketë vota të sigurta sepse e ndjen tërmetin që ka nën këmbë.

 

 

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re