Industria e riciklimit nga kufijtë e mbijetesës po shkon drejt falimentit.
 
Sikur të mos mjaftonin koncesionet e inceneratoreve, Inspektorati i Mjedisit ka pezulluar lejen mjedisore për afro 100 subjekte grumbulluese qe operojnë ne vend.
 
Sipas Ministrisë se Mjedisit subjektet nuk kane respektuar kriteret e lejes, por bizneset thonë se ky aksion represiv është i pajustifikueshëm.
 
Sipërmarrësit e këtij sektori shkojnë më tej kur thonë se  pezullimi i lejeve është bere pa u kontrolluar më parë, ndërsa janë njoftuar elektronikisht për ketë vendim. Kjo sjellje ne grup e ministrisë, sipas bizneseve, ngre dyshimet se një koncesion i ri mund të lind ne ketë sektor, duke asgjësuar subjektet aktive ne treg.
 
Bizneset e fushës kërkojnë dialog me qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje, ne të kundërt, ata do t’i drejtohen Gjykatës Administrative për ketë bllokim të aktivitetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re