Gianni Infantino, kreu i Fifa ishte i ftuari i nderit në pasditen festive të organizuar nga federata shqiptare e futbollit me rastin e inagurimit të ambjenteve të reja moderne të këtij institucioni.
Ai u shoqërua gjatë gjithë kohës në këtë ceremoni nga kryeministri Rama dhe presidenti i federatës Armand Duka.
Ata e njohen numrin një të futbollit botëror jo vetëm me shtëpinë e re moderne por edhe me të gjitha investimet madhore të kryera nder vite në funksion të zhvillimit të këtij sporti, sidomos projektet e rëndësishme infrastrukturore.
Rama madje nuk i kurseu batutat me Infantinon duke sqaruar se qeveria ka qënë mbështetese kryesore e ndërtimit të disa stadiumeve në pak vite.
Gianni Infantino me heret pa nga afër stadiumin e ri kombëtar dhe u prit në kryeministri nga kreu i qeverise Edi Rama.