Sipas tyre, gjatë stinës së ftohtë rekomandohet një ushqyerje e ekuilibruar dhe me përmbajtje të gjitha grupeve të ushqimeve, duke preferuar kryesisht ato të nxehtat, pasi jo vetëm ofrojnë vlerat më të larta ushqyese, por ndihmojnë organizmin që të sigurojë nxehtësinë e duhur.
Rekomandohet që gjatë ditës të konsumohen 1 deri në 2 litra lëngje, kryesisht të nxehta, si çajra apo lëngje frutash dhe supa. Hani sa më shumë fruta dhe perime që janë të pasura me lëndë ushqyese dhe vitamina minerale që të janë të domosdoshme për të siguruar mbrojtjen nga i ftohti dhe ndërlikimet që sjellin.
Në përgjithësi rekomandohen të gjitha ushqimet që kanë në përmbajtje vitaminë E, vitaminë C dhe betakaroten, të afta për të stimuluar mbrojtjen imunitare. Nga perimet që përmbajnë betakaroten dhe vitaminë C përmendim, karotat, kungullin e dimrit, patatet, lulelakrën, domatet, specat, panxharin e sheqerit, brokolin, spinaqin, hudhrën, qepën, etj. Ndër frutat listohen boronicat, agrumet, bananet, gështenjat, etj. Që këto ushqime të ruajnë vlerat e tyre rekomandohet që të konsumohen sa më shumë të gjalla dhe të stinës.
Studimet tregojnë se personat që konsumojnë më shumë sallata gjatë dimrit kanë në gjakun e tyre nivel më të kartë të vitaminave C dhe antioksidantë të tjerë, e për rrjedhojë janë më të mbrojtur nga infeksionet. Frutat dhe perimet kanë në përmbajte edhe kripëra minerale, kalcium, hekur, fosfor, të domosdoshme për organizmin që të kryejë funksionet e veta jetësore. Po ashtu, frutat dhe perimet janë të pasura me celulozë, një lëndë e domosdoshme që shërben për të pastruar zorrët nga lëndët e dëmshme përfshirë këtu edhe kolesterolin.
Lakra është një nga ushqimet që duhet përdorur më së shumti gjatë kësaj stine, pasi ndihmon në parandalimin e infeksioneve, ndërkohë që mbron edhe rrugët e frymëmarrjes. Shumë nga ndikimet e motit të ftohtë mbi shëndetin janë të parandalueshme nëse zbatohen me kujdes veçanërisht nga personat që vuajnë prej sëmundjeve kronike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re