Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Infeksionet e veshit të mesëm tek fëmijët janë shumë të shpeshta në moshën pediatrike. Ato lidhen edhe me motin e ftohtë. Shkaktohen nga viruse ose baktere, myk etj.

Ato shpesh rezultojnë nga një bllokim i tubave të Eustakit, gjë që shkakton grumbullimin e sekrecioneve në veshin e mesëm.

Tubi i Eustakit është kanali që lidh veshin me pjesën e pasme të hundës dhe  fytit.

 

 

Shkaqet e bllokimit të tubit të Eustakit përfshijnë:

  • alergjitë
  • ftohjet stinore
  • infeksionet e sinuseve
  • ndryshimet në presionin e ajrit ( udhëtimi me avion)

Rreth 80 përqind e fëmijëve zhvillojnë një infeksion akut të veshit. Më të predispozuar janë ato që vuajnë me “mish të huaj në hundë” (Adenoidet)

Shenjat:

????dhimbje në vesh,

???? dhimbje koke e papërcaktuar mirë.

????Temperatura është normale ose e lartë.

????Hundët e zëna, ndonjëherë gjëndrra limfatike rreth qafës

Faktorët predispozues:

Ekspozimi ndaj virozave,  motit të ftohtë,  tymit të cigares.

Nëse nuk mjekohen ato sjellin komplikacione me prekje të veshit të brendshëm, çarje të membranës së timpanit ose infeksion i kockës prapa veshit (Mastoiditis), Meningitis

Këshilla!

Mbani në shtëpi solucione fiziologjik në hundë.

Përdoreni të sa herë që fëmija ankon dhimbje veshi.

E rëndësishme jepi shurup ibuprofen ose paracetamol. Edhe nëse  temperatura  është normale, qetëson dhimbjen e veshit.

  • Nxirrini fëmijët në ajër të pastër, në parqe, lulishte, por mos harroni t’i vendosni një kapuç në kokë.
  • Përdorni vazhdimisht ujë fiziologjik në hundë (lavazh) për të penguar kalimin e mikrobeve nga hunda tek veshi i mesëm.

Profilaksia

Mënyra më e mirë

  • vaksinimi ndaj pneumokokut,
  • vaksinimi ndaj gripit,
  • higjena personale ( sidomos pastrimi i hundëve).
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re