Ndwrkohw qw numri i viktimave nga Covid-19 nw vend po rritet, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirli Manastirliu tha se pritet të miratohet dhe certifikata e shërimit pas asaj tw vaksinimit.

Sipas saj, kjo do të ndihmojë qytetarët që duan të lëvizin jashtë vendit, por kurrësesi nuk mund të zëvendësojë vaksinimin.

Ajo shprehet se mjekët rekomandojnë që vaksina duhet bërë edhe nëse qytetarët kalojnë koronavirusin.

“Ne kemi aplikuar për të integruar sistemet siç kemi bërë certifikatën e vaksinimit, ne kemi filluar procedurat për certifikatën e shërimit që ta përdorim dhe për udhëtime. Por sërish duhet të vaksinohesh tre muaj pasi ke kaluar koronavirusin. Vaksina mbron. Kjo krijon një barrier më të fortë mbrojtëse. Kjo situatqë na ka ballafaquar me shumë të panjohura. Kur thonë mjekët që duhet bërë vaksinat kur e ke kaluar COVID-in, duhet bërë. Ne jemi duke punuar për certifikatën e shërimit që të jetë e disponueshme sipas protokolleve, dhe certifikatën e testeve” – tha Manastirliu.

Duke iu përgjigjur kritikave të shumta ndaj vaksinave që janë në Shqipëri, Manastirliu thotë se të gjitha ato që ka Shqipëria janë certifikuara nga FDA, EMA ose OBSH, ndaj janë të sigurta.

“Për të thënë të vërtetën, Komiteti Teknik analizon situatën, shifrat ditore janë në tryezën time çdo ditë. Komiteti Teknik komunikoi dje me publikun ku dha dhe incidencën dyjavore, ku ishte një ulje e lehtë. Por shifrat janë rritje të lehtë, kemi një përhpaje më të madhe në bashki. Por krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-së, ne e kemi nën kontroll. Mbretëria e Bashkuar, rastet janë rritur shumë, vendet baltike ka pësuar një rritje të madhe të shifrave. Tashmë po mbyllen ndërkohë që ka dhe shumë vende të tjera me raste të larta. Në Shqipëri është në kontroll, dhe vaksina është e vetmja armë për të kufizuar përhpjen e pandemisë.

Të gjitha vaksinat veprojhnë. Që prej fillimit të pandemisë, të gjitha kontratat për të garantuar vaksinat ne kemi garantuar vaksinat e Pfizer, Sinovac, Sputnik dhe AstraZeneca të cilat janë të certifikuara. Qytetarët duke lexuar në media, që kanë një rol të rëndësishëm, kanë tendencën të shkojnë në vaksina që kanë vetëm këto certifikime. Por të njëjtën ka dhe Sinovac, që është certifikuar nga OBSH, studimet kanë treguar që është e sigurt. Pfizer nuk kishte lidhur kontratat me rajonin kur ne e kishim garantuar. Pse nuk qenka AstraZeneca kaq e mirë, janë të gjitha njësoj.

Për një arsye apo një tjetër, qoftë dashamirëse ose dashakeqëse nga informacionet, çojnë në një informim se nuk janë të gjitha efektive. Qeveria i është përgjigjur Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendimet mbi vaksinat që ato kanë bërë rekomandimet” – tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka komentuar situatën e krijuar në universitete mes shumë studentëve që kundërshtojnë vaksinimin. Ajo shprehet se deri më tani janë vaksinuar vetëm 28% me dy doza teksa thotë se kjo shifër është shumë e ulët. Ministrja thotë se universitetet duhet të zbatojnë urdhrin për të mos lejuar hyrjen e studentëve të pavaksinuar në auditore, ndërkohë që institucioni i shëndetësisë do të vijojë me programet për të siguruar vaksinën ndaj studentëve.

“Është 28% me të dy doza por është shumë pak për atë që duhet. Në tërësi në universitete ka shumë nevojë që të rinjtë me të rinjtë, që janë vaksinuar vetë duhet të sensibilizojnë të tjerët. Duhet të kemi një bashkëpunim me vetë të rinjtë dhe duhet të trokasin derë më derë jo vetëm tek miqtë e tyre por dhe tek komshinjtë. Ne nuk duam të mbyullemi dhe kemi patur këtë politikë shumë të kujdesshme por duhet bashkëpunimi i qytetarëve. Komiteti i Ekspertëve mund të marrë shumë masa, por duhen dhe qytetarët të sensibilizohen. Pse duhet bërë çdo gjë me forcë, duhet bashkëpunim.

Janë universitetet që duhet të zbatojnë urdhrin, ne do vijojmë që të kemi lehtësirat që t’i sigurojmë vaksinimin studentëve.
Ne i kemi vaksinat, i kemi këtu dhe vazhdojnë të vijnë. Ne si qytetarë si do i përthithim që të vaksinohen sa më shumë qytetarë. Ne duhet të solidarizohemi që të shkëpusim zinxhirin e të infektuarve. Media ka një rol të rëndësishëm në këtë situatë. Gjithmonë ka të papritura në këtë situatë. Ka disa plane apo skenarë që kemi diskutuar. Dimri sëbashku me virozat, do ketë rritje të infeksioneve. Ka një gjë. Gripio sezonal do të jetë dhe ne kemi marrë masa. QË të garantojmë vaksinat për grupet me sëmdunjhe klinike, kjo shpërndarje ka fgilluar për gripin. Do kemi 200 mijë vaksina për gripin” – u shpreh ministrja.

Më tej, ministrja ka rrëfyer dhe detaje nga jeta e saj personale se si ka arritur të menaxhojë punën në krye të shëndetësisë dhe raportet me familjen.

“Unë besoj që jam përpjekur të gjejë një ekulibër mes punës dhe familjes. Familja është më e rëndësishme dhe unë jam pak në borxh me ta. Janë bërë 8 vite, jo vetëm 4 vite. Unë nuk di të punojë në orare zyrtare, në këtë sector të rëndësishëm, kushdo është i përkushtuar për të dhënë gjithë orët e ditës për të shërbyer. Nuk e shoh dot këtë diferencim, kohën që i kushton vetes. Përpiqem që koha që kaloj me familjen të jetë cilësore. Kam gjetur një kompromis dhe mbështetje nga familja. Si të gjitha nënat kudo që punojnë, ose kalojnë kohën më të shumtë në punë, ka lënë diçka pas, por modeli që lëmë pas tek fëmijët është ai i punës. Nga kjo pikëpamje fëmijët punojnë” – tha Manastirliu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re