Skip to content

Infektimet në burgun e Drenovë, preket nga Covid i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, dërgohet në spital (Detaje)

Covid 19 prek edhe të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi.

I penduari vuan dënimin në burgun e Drenovës (i cili ka dhënë detaje për 2 vrasje të bujshme ku përfshihej Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha), ndërsa mësohet se është infektuar me Covid para pak ditësh.

Ditën e djeshme ai është transportuar drejt spitalit të Korçës aty ku po merr mjekim më të specializuar. Në burgun e Drenovës ka ende të prekur me Covid por shifrat nuk bëhen me dije nga ky institucion. Më herët 3 prej të dënuarve janë dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore.

/faxweb