Një 16-vjeçare është rasti i ri i konfirmuar me koronavirus në Berat.  Burime për bëjnë të ditur se kanë dalë rezultatet e familjarëve të 16-vjeçares, si dhe stafit mjekësor të ambulances së fshatit Kostren.

Mësohet se të gjithë tamponët e marra kanë dalë negative.

Kujtojmë se e reja ka patur temperaturë dhe rrjedhimisht ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas bërjes së testit konstatuan se ishte pozitive. Nuk dihet ende se si u infektua 16 vjeçarja.

Lajmi i djeshëm për 16 vjecaren e prekur:

Një tjetër rast i prekur me Covid-19 është regjistruar në qytetin e Beratit. Bëhet fjalë për një 16-vjeçare nga fshati Kostren që ndodhet në afërsi të Tomorrit. Mësohet se 16-vjeçarja kishte shfaqur 3-ditë mē parë shenja të lodhjes trupore dhe më pas temperaturë e lartë dhe këputje. Në këto kushte, familjarët e kanë sjellë vajzën në Spitalin Rajonal të Beratit, ku mjekët infeksionistë e kanë futur menjëherë në Repartin e Karantinës, siç bëhet me çdo rast që mbërrin me temperaturë të lartë dhe shenja të tjera të dyshuara si shenja të Coronavirusit. Vajza ka qëndruar rreth 2-orë në Spital dhe pasi i është bërë ekzaminimi dhe tamponi, është dërguar në banesën e saj, duke i rekomanduar të mos lëvizë nga banesa deri në përgjigjen e analizimit të tamponit.

Pasi mbërriti ditën e sotme përgjigjia e tamponit që ka konfirmuar se vajza ka rezultuar “pozitive”, mjekët epidemiologë janë nisur drejt banesës së vajzës, ku edhe do të merren tamponët e familjarëve si dhe do të gjurmohen personat e kontaktit me të. Sipas mjekëve epidemiologë në Spitalin e Beratit, 16-vjeçarja ka shfaqur shqetësime 3-ditë më parë. Ditën e parë ajo ka pasur humbje rezistence trupore dhe temperaturë të lartë. Më pas,ditën e djeshme, kur edhe është sjellë në Spitalin e Beratit, ajo kishte këputje trupore, të vjella, mungesë të theksuar oreksi dhe herpese të shumta në buzë si rezultat i temperaturës së lartë. Mjekët deklarojnë se vajza kishte vite që vuante nga bajamet kronike dhe për këtë arsye ajo merrte edhe mjekime. Sipas mjekëve, vajza nuk ka pasur histori kontakti me persona të ardhur nga jashtë dhe ende nuk dihet sesi është kontaminuar. Bashkë me mjekët infeksionistë në fshatin Kostren kanë shkuar edhe punonjësit e Drejtorisë të Shërbimit në Bashkinë e Beratit, të cilët po kryejnë dezinfektimin e banesës së 16-vjeçares dhe fshatit Kostren. Rasti i sotëm e çon në 2 numrin e të prekurve me Covid-19 në rrethin e Beratit,pas rastit të parë të një 44-vjeçareje nga fshati Rroshnik, ndërkohë që 3-javë më parë u regjistrua edhe rasti i parë në qytetin e Poliçanit, një 79-vjeçar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re