Një mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore të Sarandës ka rezultuar pozitive për Covid 19 një ditë më parë.

Ajo u karantinua në banesë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë mësohet se janë testuar kontaktet e mjekes dhe të gjithë kanë dalë negativë.

Ndërsa, qendra shëndetësore që u mbyll dje është riahpur sot ndërsa mjekia është zëvendësuar nga një pediatre tjetër.

Edhe infermierët e futur në karantinë janë zëvendësuar. Mbetet ende e paqartë se si u infektua mjekia pediatre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re