Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino thotë se të gjithë infermierët që i janë nënshtruar testit të koronavirusi, pasi infektimit të doktorit të njohur Dhimitër Kraja kanë rezultuar negativë.

Bino shprehet se gjithsej numri i personelit mjekësor të infektuar është 32 raste, por fatmirësisht një pjesë e tyre janë shëruar dhe të tjerët janë në gjendje të stabilizuar.

Meqenëse profesor Kraja ka pasur kontakte me infermier të tjerë në spital, a do ti nënshtrohen edhe ata testeve?

Bino: Të gjithë personat që i janë nënshtruar testeve kanë rezultuar negativë.

Deri tani kemi 32 raste personel shëndetësor, të cilët janë testuar për COVID-19, janë persona në të cilët është bërë vlerësimi i riskut edhe nëse kanë thyer masat e infeksionit edhe pa dashje, për shkak edhe të volumit të punës që është e njohur, kryesisht në spitale që trajtojnë COVID-19, por në të gjitha qendrat shëndetësore.

Një pjesë e mirë e tyre janë shëruar dhe një pjesë e tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re