Ditën e djeshme në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” të qytetit të Libohovës, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, nëntë nxënës dhe një mësuese.

Sipas informacioneve të marra, një pjesë e madhe e mësuesve të kësaj shkolle janë të pavaksinuar duke bërë kështu që rreziku i infektimit me Covid të jetë edhe më i lartë. Si rrjehojë, klasa e pestë është e mbyllur dhe do të qëndrojë ashtu për 2 javë rrjesht për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.

Por ajo çfarë është e pazakontë është fakti që rreth 90% e stafit të bashkisë së Libohovës, ka refuzuar që të kryejnë vaksinën anti-covid edhe pse bashkia drejtohet nga një mjeke.

Fax News, u paraqit në bashkinë e Libohovës për të marrë një prononcim nga kryetarja e bashkisë, jo vetëm sa i përket infektimeve në shkollën 9 vjeçare “Avni Rustemi” por edhe për vaksinimin e punonjësve të bashkisë. Ajo çfarë vihet re është fakti se zyra e kryetares së bashkisë, është e mbyllur.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re