Antarktida është kontinenti i vetëm në tokë që mbetet i paprekur nga koronavirusi i cili tashmë ka ardhur edhe në Shqipëri.

Një shkencëtar britanik në kontinentin e ftohtë ka treguar për mediat se skuadra e tij kanë ushqim të mjaftueshëm për të mbijetuar për disa vite nëse epidemia përshkallëzohet më tej.

Kreu i stacionit Rothera Michael Brian, u shpreh gjithashtu se edhe pse ndodhen të izoluar nga bota, ata po ndjekin protokolle strikte në mënyrë që shmangin çdo rast të mundshëm.

Brian u shpreh më tej:

Ne jemi të mbrojtur mirë këtu dhe po zbatojmë një procedurë të mirë për t’u kujdesur për shëndetin, por shqetësimi ynë kryesor mbeten miqtë dhe familjet që kemi në shtëpi.”

Skuadra e tyre përbëhet prej 140 personash dhe nëse ndodh infektimi i njërit prej tyre, rrezikohen të gjithë pasi ndajnë hapësira të njëjta dhe nuk kanë shumë opsione. Jashtë bazës ku ata ndodhen temperaturat mund të zbresin deri në -20 gradë Celsius.

Deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirusin është 110,099 ndërsa numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 3,831. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re