Numri i personave të prekur me Covid-19 në vendin tonë është në rritje. Bëhet me dije se në Tropojë janë shënuar 6 raste të reja të personave të infektuar me Covid-19.

Ndër to, 4 raste janë qytetarët të ndryshëm me njër-tjetrin, si dhe një mësuese në shkollën 9 vjeçare ‘Ali Podrimja’ në qytetin Bajram Curri.

Po ashtu e infektuar me Covid-19 është edhe një infermiere në fshatin Llugaj.

Ministria e Shëndetësisë informoi sot lidhur me situatën epidemiologjike në vend, ku në 24 orët e fundit janë 4 viktima, 85 të shëruar dhe 171 raste të reja nga 952 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re