Koronavirusi vijon të përhapet në shkolla, ndonëse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk e cilëson si burim infeksioni.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë infektuar 3 mësuese tek shkolla 9 vjecare “22 Tetori”, një mësuese tek shkolla 9 vjeçare dhe mesme artistike “Ajet Xhindole” dhe 2 fëmije tek Qendra e Zhvillimit Rajonal “Unë jam si ju” në lagjen Vakef.

Që prej fillimit të shkollave, në qarkun e Beratit regjistrohen 72 mësues dhe 15 nxënës të infektuar me SarsCov-2, ndërkohë që në kopshte e çerdhe janë shënuar 21 edukatore dhe 4 sanitare të infektuara.

Deri tani, 419 persona janë raste pozitive në qarkun e Beratit. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

loading...