Shtohen sërish rastet me koronavirus në vendin tonë. Raportohet se dy raste të reja janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në Durrës dhe janë punonjëse në Kadastrën e këtij qyteti.

Mësohet se një prej tyre kishte të infektuar vjehrrën dhe vjehrrin, si edhe një punonjëse tjetër. Të dyja rastet janë asimptomatike dhe janë karantinuar në shtëpi.

Ndërkohë, dy raste të reja janë konfirmuar edhe në Krujë që janë kontakte të personave të infektuar më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re