Tre mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj” në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Mësohet se mësuesit e infektuar janë futur ne karantinë, ndërkohë që përgjigjen e tamponëve po e presin kolegët e tyre.

18 mësues të tjerë e punonjës që kanë pasur kontakt me të infektuarit, u janë nënshtruar testit për Covid-19 dhe presin të marrin vesh nëse janë të infektuar apo jo.

Ndërkohë, mësimi në këtë shkollë vazhdon. Elbasani ka 265 raste aktive me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë në të gjithë vendin janë 6,325 të tillë. Gjatë 24 orëve të fundit është rënduar sërish bilanci. Pesë pacientë humbën jetën ndërsa u shënuar dhe 273 raste të reja em Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re