Në 24 orët e fundit kanë rezultuar edhe 12 persona të tjerë të infektuar me COVID-19. Numri total i të sëmurëve ka shkuar në 83. Mes të infektuarve është edhe një infermiere e repartit të reanimacionit në spitalin Shkodrës, 1 pacient i shtruar në këtë spital dhe një person nga fshati Kryebushat i Bashkisë Vau të Dejës.

Gjendja e të infektuarve nuk është shqetësuese.

Në Shqipëri, numri i të infektuarve ka shkuar në 518 persona.

26 persona kanë humbur jetën dhe 277 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re