Infektohet me Covid-19 Drejtori i Policisë së Beratit, Neritan Nallbati. Mësohet se Drejtori i Policisë së qarkut Berat, Neritan Nallbani ka rezultuar pozitiv për Covid-19.

Ai gjendet i vetkarantinuar në banesën e tij.

Pas një komunikimi telefonik për abcnews.al, Nallbati është shprehur se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa është infektuar nga kontaktet e shumta që ai ka gjatë ushtrimit të detyrës.

Nallbati tha se e ka kaluar fazën më të vështirë të sëmundjes dhe është në përfundim të periudhës së saj.

Sipas ekspertëve të shëndetit, tashmë Covid-19 në Shqipëri transmetohet në komunitet gjë që e bën më të vështirë gjurmimin dhe izolimin e rasteve të infeksionit.

Që pas hapjes së madhe në 1 qershor, vendi shënoi rritje të rasteve të personave të infektuar dhe shtim të viktimave nga koronavirusi./ abcnews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re