Deputeti socialist Ervin Bushati ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputeti, përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto të veçantë me bashkëshorten e tij.

Bushati tashmë i karantinuar, shihet në foto duke i dhuruar një puthje përtej xhamit gruas të tij.

Deputeti shkruan se është në ditën e katërt të simptomave. Pa dhënë shumë shpjegime për gjendjen e tij ai ka bashkangjitur edhe një foto ku takohet me njeriun e zemrës nga përtej xhamit.

“Dashuri në kohë Covidi. Duke numëruar ditët”, shkruan Bushati krah fotos.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re