Shënohet një rast i ri me COVID 19 në qytetin e Korçës. News 24 raporton se është infektuar nga COVID 19 një grua 82 vjeçare.

Mësohet se e moshuara është trajtuar prej ditësh në spitalin rajonal të Korçës.

Pas shenjave që ajo ka shfaqur ka bërë testin ku ka rezultuar pozitive me këtë virus.

Mjekët epidemiologë kanë nisur menjëherë hetimin epidemiologjik, për të zbuluar kontaktet e të moshuarës si dhe izolimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re