Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është infektuar me Covid-19.

Mësohet se Ardi Veliu është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po merr mjekim në shtëpi.

Ndërkohë, deri në shërimin e Veliut në krye të Policisë së Shtetit është komanduar zv. Drejtori i Përgjithshëm, Albert Dervishi.

Kujtojmë se shumë punonjës policie në rang vendi janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re