Një sanitare në kopshtin që u mbyll dje në Peqin ka rezultuar pozitive për koronavirusin.
Ky kopsht u mbyll pikërisht prej Covid-19. Po ashtu, mësohet se pozitive ka rezultuar edhe një mësuese në shkollën 9-vjeçare Demir Godelli, raporton Abc News.
Tashmë pritet t’i merren tamponët edukatoreve të kopshtit, të cilat janë vetëkarantinuar pasi kanë shfaqur edhe simptoma.
