Dy raste pozitive me Covid janë konfirmuar këtë të hënë mes pjesëtarëve të stafit të një kopshti në Berat.

Abc News raporton se një edukatore dhe një sanitare e kopshtit “10 Korriku”, kanë rezultuar pozitive me Covid duke çuar në mbylljen e institucionit.

Ndër të tjera mësohet se të gjithë fëmijët dhe stafi i kopshtit janë futur në karantinë dhe do ju merret tamponi.

Gjithashtu autoritete mjekësore kanë bërë dezinfektimin e ambienteve të kopshtit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re