Një edukatore në Ballsh ka rezultuar pozitive për koronavirusin. Për këtë arsye, mësohet se është mbyllur kopshti Nr. 1 në qytet.

Më shumë se 100 fëmijë mësojnë në këtë kopsht, i cili do të qëndrojë i mbyllur deri në një urdhër të dytë. Ndërkohë, janë njoftuar prindërit që të marrim fëmijët dhe u janë bërë tamponet 12 personave, personel në kopsht.

Edukatorja e infektuar është nga Fieri, por punonte në Ballsh.

Po ashtu, Abc News mëson se në Berat me koronavirus është konfirmuar një nxënëse në BabDud Karbunara, një edukatore tek kopshti “10 Korriku” si dhe një punonjës fasonerie.

Po ashtu, pozitive për Covid-19 ka rezultuar edhe një edukatore dhe një punonjëse në Bashkinë Skrapar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re