Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Mësohet se Beruka është një prej 288 rasteve që kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ajo ka marrë përgjigjen e tamponit dhe është karantinuar në shtëpinë e saj. Mësohet se Beruka ka shfaqur simptoma të lehta dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, u lakua në fillimet e pandemisë, pas deklaratave të bujshme që bëri në media.

Ajo ishte e para që tha publikisht se mezi priste që të infektohej me Covid-19 personi i parë në Shqipëri, në sensin e profesionalizmit.

Sipas Berukës, për një mjek, kjo gjë ishte me rëndësi, të studiosh dhe të kesh në duar gjëra të reja.

Më pas, në një tjetër deklaratë në media, kryeinspektorja tha se do të ishte mirë që 60-% e popullsisë të infektohet nga koronavirusi, në mënyrë që të krijohet ‘mbrojtja e tufës’.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë nga Covid-19. 288 të tjerë u infektuan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re