Është konfirmuar pozitive me COVID-19 një mësuese në fshatin Vloçisht të Maliqit.

Mësohet se mësuesja e matematikës ka rezultuar pozitive tre ditë më parë ndërsa janë karantinuar edhe dy mësues të tjerë në pritje të përgjigjes së tamponit, raporton “News 24”.

Një nga mësueset e karantinuara është izoluar për shkak se pozitivë i ka dalë bashkëshorti i saj ditë më parë.

Të tre mësuesit janë zëvendësuar me mësues të tjerë vënë në dispozicion sipas vendimit të qeverisë për mësues shtesë për shkak të Covid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re