Drejtoria e Higjenës ka vendosur të mbyllë të gjithë repartin e Neurologjisë në spitalin e Beratit, pas infektimit me koronavirus të një doktoreshe.

“Abc News” raporton se bëhet fjalë për një mjeke neurologe, e cila jetonte në Durrës dhe punonte tre ditë në javë sipas kontratës në spitalin e Beratit për shkak të mungesës së specialistëve.

Pas konstatimit të saj si pozitive me koronavirus janë karantinuar edhe dy mjekë dhe gjashtë infermierë të spitalit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re