Një tjetër institucion publik është mbyllur në Lushnjë si pasojë e koronavirusit.

Një punonjëse e Sigurimeve Shoqërore në Lushnje është infektuar me Covid 19, në kuadër të masave parandaluese është bërë mbyllja e këtij institucioni.

Ndërkohë një ditë më parë në këtë qytet është mbyllur edhe materniteti, për shkak të rasteve me koronavirus në institucion.

Ndërkaq deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 7499 persona dhe kanë ndërruar jetë deri më tani 230 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re